Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka folur për raportet mes tij dhe Albin Kurtit. Në një intervistë për ‘RTV Dukagjin’, Palmer ka thënë se ka marrëdhënie të mirë më Kurtin dhe se mezi pret që të punojë me të. Palmer gjithashtu ka thënë se Kurti gjithmonë prioritetet e tij janë në interesë të Kosovës si dhe do të punojë gjithashtu edhe në dialogun me Serbinë.
“Kemi pasur marrëdhënie të mira me Kurtin sa ishte kryeministër më parë. Njihem me Kurtin për vite të tëra. Sigurisht se mendoj që ai i vë interesat në të mirë të Kosovës dhe mbi të gjitha mirëpres mundësinë që të punojë më te dhe qeverinë e tij për prioritetet tona të përbashkëta. Kosova do të ketë nevojë të angazhohet edhe në politikën e jashtme e në veçanti në dialogun me Serbinë. Jam i bindur se Kurti dhe qeveria e tij do të punojnë njëkohësisht në politikën e brendshme dhe atë të jashtme” tha Palmer.
Kjo deklaratë e Palmer ka ardhur pasi, Kurti në programin e tij për të qeverisur Kosovën, dialogu me Serbinë nuk është në planet e ardhshme të Kurtit.