Kandidimi i Najada Çomos dhe Luljeta Bozos për deputete me Partinë Socialiste ka ngjallur reagime të shumta nga opozita, militantët dhe mediat e portalet afër saj.
Mirëpo këto reagime kanë sjellë reagimin e një qytetari i cili përmes një bisede telefonike në emisionin e mëngjesit në median ‘Report TV’ është shprehur se ndjehej tejet i indinjuar.
Qytetari ngre pyetjen ndaj gazetarit Andi Kapxhiu kur thotë se: Përse llumi i kazanit nuk vloi kur PD zgjodhi të përfshijë në listat e saj persona si Fatmir Mediu (një prej përgjegjësve të shpërthimit të Gërdecit), Agron Dukën (të cilin vetë Berisha e akuzonte tepër), Nard Ndokën apo Vangjel Dulen?
Qytetari vijon më tej kur thotë se znj. Çomo dhe znj. Bozo, të cilat kanë dhënë një kontribut të madh në dy betejat e fundit me të cilat u përball Shqipëria (Pandmia dhe tërmeti) nuk mundet kurrsesi të krahasohen me figura të përlyera me korrupsion si Mediu, Agron Duka etj, të cilat PD i ka përfshirë në listat e saj. (Lexo.al)