E ftuar në emisionin “Dekalog” kandidatja e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 Prillit Luljeta Bozo është pyetur nga panelistët mbi periudhën e diktaturës komuniste në të cilën ajo ka kaluar një pjesë të madhe të jetës.

Pyetja e njërit prej panelistëve në këtë drejtim ka qenë: Si person që keni jetuar në periudhën e diktaturës ju i dënoni krimet e asaj kohe?

Bozo është përgjigjur se dënon krimet e diktaturës dhe se Enver Hoxha ishte diktator. “Patjetër që i dënoj krimet e diktaturës dhe krimet që ishin për pikëpamje ideologjike. Neni i parë i Kushtetutës së asaj kohe thoshte se Shqipëria është diktaturë e proletariatit, pra diktatura ishte e instaluar dhe me ligj. Enver Hoxha ishte diktator”, u shpreh Bozo.