Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur që punimet për maternitetin e Lezhës janë drejt fundit.

Pritet që brenda muajit prill të hapen dyert e maternitetit me infrastrukturë evropiane për të pritur të gjitha gratë që do të lindin si dhe mjekët e infermierët.

“Materniteti i ri i Lezhës po merr formën përfundimtare. Brenda muajit prill duam ta përfundojmë këtë investim të rëndësishëm në Lezhë që do të ndryshojë cilësinë e shërbimin për të gjithë gratë që do lindin në Lezhë dhe padyshim për mjekët dhe infermierët që do të ofrojnë shërbime shëndetësore më cilësore në këtë godinë të re me infrastrukturë me standarde evropiane dhe jam e kënaqur që do ta përfundojmë para afatit dhe do ta vëmë në funksion të të gjithë qytetarëve të Lezhës. U kry dhe kjo punë”, tha Manastirliu.