Në puntatën e sotme të “Përputhen +40”, Ndriçimi i habiti të gjithë me një deklaratë. Ai i tha Linditës se e ka marrë malli për ish-gruan. Deklarata e tij u komentua shumë në studio, por Lindita u shpreh se kjo nuk e pengon. Kjo nuk më pengon se kjo ngelet për t’u parë. Ndoshta fjalët janë herët për t’u thënë. Mendoj se e thotë kështu…se nëse do ndjeje për ish-gruan do ishe me atë sot, tha ajo.

Ndriçimi ndërhyri duke thënë se nuk e thotë vetëm “kështu”, por është normale të ndjesh mall për një njeri me të cilin ke kaluar vite. Jo nuk e them kështu…unë kam ndarë vite jete dhe të merr malli. Ne kemi një kafshë në shtëpi dhe të merr malli, jo më një njeri që ke ndarë jetën, u shpreh ai.

Thjesht si shoqe të merr malli”, shtoi Lindita dhe u pohua nga Ndriçimi. “Si shoqe normalisht se ajo ka parë jetën e vet, tha konkurrenti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)