Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti në facebook ka ndarë me qytetarët një studim amerikan që përbën një lajm të mirë për njerëzimin në situatën që po kalon bota nga pandemia e COVID-19. Sipas studimit të publikuar nga Alimehmeti, variantet e COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer.
Postimi
? Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2. ?? Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga: ? gjaku i pacientëve të sëmur ? gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe ? gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer. ✅ Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin: ? variantin e Wuhanit ? variantin D614G (klasik) ? variantin Britanik ? variantin Kalifornian.
Pra, miqtë e mi: ? Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja. ? Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi.