Kryeministri Albin Kurti është vaksinuar i pari me dozat e vaksinës AstraZeneca të pranuara një ditë më parë nga Covax.

Kështu Kurti ka hapur zyrtarisht procesin e vaksinimit në Kosovës, duke përcjellë mesazhin se vaksinat Astra Zeneca janë të sigurta për imunizim. Pas Kurtit vaksinën e ka marrë edhe drejtoresha e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli.