Kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Rinasit, pas mbërritjes së 192 mijië dozave të vaksinës Sinovac tha se vendi ynë do të marrë përsipër vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha të Kosovës.
“Kemi mundësi që të japim një mesazh të drejtpërdrejtë Kosovës që jemi gati të marrim përsipër vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha të Kosovës, 120 mijë bluza të bardha. Në rast se ata duan ta përshpejtojnë dhe të vijnë në numër më të madh në Kukës, mund të bëhet në një kohë më të shpejtë. e fundit që kam është se së bashku me ministren kemi diskutuar që të marrim masat që procesi të fillojë menjëherë për vaksinat e të krijojmë një orar të posaçëm vaksinimi edhe deri në mesnatë , nëse është e nevojshme edhe me 3 turne, nëse ministria e shëndetësisë të jep një leje të posaçme”, tha ai.