Kryeministrit Edi Rama ka bërë me dije se është caktuar data kur do të ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit, por zgjodhi të mos ta thoshte. Sikurse e ka bërë me dije më herët, në fluturimin e parë do të jenë demokratët në Londër që të vijnë të votojnë për PD në 25 prill.
“E ardhmja e Kukësit është turizmi. Kemi caktuar edhe datën për uljen e avionit të parë në Kukës dhe për të sjellë ata nga Londra që më kanë sharë e përqeshur. Shumë kush na thotë ç’na duhen portet dhe aeroportet, ne duam burg, së pri për bukë shqiptarët nuk kanë vdekur për burg që nga koha e Skënderbeut, por nëse i referohemi bukës i metaforw që ka të bëjë me mirëqenien dhe sigurinë, aeroportet janë fabrika buke. Krijojnë kushtet për të pasur mundësi ofertash të të gjitha natyrave për ta. Është fakt i njohur që një aeroport 1 euro e shpenzuar 23 euro të kthyera në një periudhë afatmesme”, tha Rama.