Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kërkesë e ndërkombëtarëve për “deputetë të pastër në lista”, nuk është një ultimatum nga Brukseli. Ai tha se nga kjo vizitë ka dëgjuar vetëm vlerësime.
“Në Bruksel nuk kam dëgjuar ultimatume, por vlerësime pozitive për Shqipërinë. Nga ana tjetër më vjen mirë që koha e tregoi shpejt që munë kisha të drejtë për Reformën Zgjedhore dhe që kjo reformë ka marrë vlerësim maksimal nga Komisioni i Venecias që ishte krejt i kundër nga faktet e botës paralele. Nëse ka pasur diçka që ka kërcitur siç kërcet një derë e vjetër në sfond, ka qenë ndërhyrja e koleges tuaj, një ndërhyrje e pavend dhe e padobishme për të mos thënë turpëruese për kategorinë e gazetarëve. Nuk është folur fare për Portin e Durrësit në Bruksel. Zero.
Dhe është për të ardhur keq që kjo shpiket këtu në Tiranë ndërkohë që ai investim është për të gjithë, është për ekonominë e të gjithëve dhe të ardhurat tuaja personale dhe të të gjithëve se do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë shqiptare dhe në ekonominë e këtij vendi. Ia kam dëgjuar shumë këngën e Malit të Zi, Maqedonisë, që kanë investime të huaja dhe kemi paguar disa vite koston e një imazhi skandaloz të trashëguar të një tradite dhe kur ne bëhemi gati të bëjmë investime të përmasave të mëdha dhe që kanë atë prespektivë apo efekt mbi qytetarët e Malit e Zi, që kanë rrogat më të larta në rajon, këtu prodhohet baltë dhe shpifet paturpësisht për dicka që është e lidhur me interesin personal, familjar tuajin dhe të atyre që kanë një mikrofon përpara se rritja në ekonomi do ndikojë në ekonominë e gjithsecilit prej atyre që flasim”, tha Rama.