Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do zhvillojë një vizitë në Paris për t’u takuar me presidentin Emmanuel Macron me ftesë të këtij të fundit. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e presidencës franceze që ka publikuar në orën 13:20 për takimin dy palësh. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se pas këtij takimi Macron dhe Rama do të drekojnë së bashku në Elysee.

Nuk dihet ende se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim në këtë vizitë të Ramës, me ftesë nga presidenti Macron. Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018. Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre. Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë në Maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin. (Top Channel)