Kryeministri Edi Rama tha se procesi i rindërtimit do kohë dhe në momentin që janë nxjerrë eskavatorët në terren është bërë 60-70% e punës. Por sipas kreu të qeverisë, ky tashmë është një proces i pandalëshëm dhe se shumë shpejt do të përfundojë edhe ndërtimi i komplekseve të banimit.
‘Kur them për të ndërtuar një pallat, në momentin që ideja kthehet në një projekt. Shumë kush i komenton punë tona duke konsideruar fillimin e punimeve kur sheh në facebook eskavatorët. Por kur dalin eskavatorët është bërë 60-70% e punës. Procesin e rindërtimit ne kemi pasi një volum pune të padukshme. Deri tani unë nuk e kam gjetur një eksperiencë të vetme rindërtimi pas tërmeti falas për të dëmtuarit, nga Italia në Turqi. Të gjitha bazohen tek kontributi i të dëmtuarve, sado absurde të duket është kështu. Familjet që marrin shtëpi pas tërmeti marrin një kredi të bute, ku shteti jep një kontribut financiar por apartamente falas dhe shtëpi falas jo. Ne po bëjmë që ta marrin shtëpinë falas, dhe e kemi kthyer në një program strehimi. Kudo që ka pasur një kulm, dhe kishte disa kurorë, ne u kemi dhënë secilëve nga një shtëpi. I them këto për t’u thënë se duhet punë akoma. Po u them që procesi është i pandalëshëm. Ka filluar lëvrimi i shtëpive individuale, por unë besoj se nuk do të prisni kaq sa keni pritur. Dhe banorët e pallatit tuaj së shpejti do të jenë në një pallat të ri, i cili do të jetë më i fortë dhe më i bukur.’– tha Rama.