Kryeministri Edi Rama ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një foto nga Brukseli nga ku po zhvillon një Konferencë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Bashkimit Europian, Joseph Borrell Fontelles dhe Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Rama shfaqet i ulur në një bordurë duke folur në telefon. Duket se fotoja është shkrepur pa dijeninë e kryeministrit pasi ai duket shumë i fokusuar në telefonatën që po kryen. Përkrah fotos kreu i qeverisë shkruan: Alo! Ca ka nai gjo anej?
Me heret në Konferencën e përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Bashkimit Europian, Joseph Borrell Fontelles dhe Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ky i fundit ka deklaruar prere Shqiperia ka plotesuar çdo kusht per konferencen e pare nderqeveritare mes Shqiperise dhe BE-se. ”Dua të përsëris edhe atë që është thënë në këtë vlerësim të përbashkët që në procesin e vettingut, meqënëse ai po ecën fuqishëm, me Gjykatën Kushtetuese, me Gjykatën e Lartë po ashtu tashmë kemi arritur pra aty ku duhet. Kështu që nga ana jonë vlerësimi që ne po u japim shteteve anëtare të BE-së është që gjithçka është përmbushur tashmë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, pra të gjitha kriteret”, tha Varhelyi.”