Kryeminstri Edi Rama ka publikuar pamjet me dron të punimeve tek Sheshi Shqiponja, ku së shpejti pritet të hapet tuneli nr.3.
Rama thekson se ky tunel do të lhetësojë qarkullimin e mjeteve që vijnë nga Durrësi dhe shkojnë në drejtim të Astirit.
“Pas hapjes së tunelit Nr.4 që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, së shpejti do të bëhet edhe hapja e tunelit Nr.3 i cili do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit dhe krijojë kushtet për përshpejtimin e ndërtimit të tuneleve të tjera në proces”, shkruan Rama.