Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se deri në fund të mandatit të tretë paga minimale do të bëhet deri në 40 mijë lekë, e ndërsa nga 1 janari për këtë pagë nuk do të taksohet. Rama ka sqaruar gjithashtu se do të taksohen me 23% kush paguhet mbi 2.5 mln lekë në muaj
“Nuk kanë një plan për të qeverisur, por një menu për të marrë vota. Ne do sigurojmë pagën minimale në 40 mijë lekë deri në fund të mandatit të tretë. Në janar do e heqim taksën për pagën deri në 40 mijë lekë, duke nisur nga ky vit 63% e të punësuarve nuk do të kenë taksë mbi pagën, të gjitha do i çojnë në shtëpi. Ka një kategori të lartë të punësuarish të cilët për shkak të punës, që është një punë më e kualifikuar, marrin mbi 1.5 milionë lekë në muaj dhe hyjnë në atë fashën e lartë të taksimit progresiv 23% taksë mbi pagën. Ne do ta shtyjmë më lartë këtë fashë taksimi dhe do ta ulim tatimfitimin për të gjithë ata që marrin deri në 2.5 milionë lekë në muaj”, bëri të ditur kryeministri.