Drejtuese politike e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, është pritur sot me entuziazëm nga të rinjtë e Bathores, me të cilët ndau vizionin e Partisë Socialiste për këtë zonë.
Spiropali u tha të rinjve se transformimet në zonë kanë nisur menjëherë që pas ardhjes në pushtetin lokal të Partisë Socialiste, dhe se Kamza do i bashkohet valës së madhe të fitores për Shqipërinë e së ardhmes. “Ndryshimet kanë nisur për Kamzën që me ardhjen e kryetarit të ri të bashkisë. Ne kemi vizionin, kemi vullnetin, kemi dëshirën, kemi dhe kryeministrin më të mire që ka nxjerr ky vend. Edi Ramën! Kamza do i bashkohet valës së madhe të fitores për Shqipërinë e së ardhmes.” – u shpreh ministrja Spiropali.
“Po ndërtojmë shkolla dhe kopshte të reja. Do bëjmë bulevardin e bathores nga fillimi deri në fund, me ndriçim, trotuarë dhe rrugë, për të dal të rinj e të vjetër bashkë. Për ta kthyer Bathoren në një qytezë siç e meritojnë këta njerëz punëtorë dhe të mrekullueshëm.” – shtoi Elisa Spiropali.
Teksa foli për kryetarin e opozitës dhe Presidentin, Spiropali u tha të rinjve se ata kanë thjesht frik nga drejtësia dhe po bëjnë çmos ta çbëjnë reformën në drejtësi. “Ata kanë frikë. Duan të kthejnë pas reformën në drejtësi. Lulëzim Bashën e kanë nxjerr si fasad. Fijet e tij si pupac, i lëviz Ilir Meta nga pas për të kthyer mbrapsht reformën në drejtësi.” – u shpreh ajo.
Kandidatja për deputete për zgjedhjet e 25 Prillit, Elisa Spiropali, mban numrin 9 në listën e Tiranës për Partinë Socialiste dhe do të përfaqësojë në parlementin shqiptar bashkinë Kamëz.