Gjatë vizitës së tij në kantierin e e madh të lagjes së re të Spitallës Rama tha se kush do vijë në këtë lagje është me fat. Në këtë kantier kanë nisur punimet për infrastrukturën me 12 akse, kanalizime, ujësjellës, ndriçim të kësaj lagjeje të Rilindjes pas tërmetit.
Lagjia parashikohet të jetë me rreth 1000 apartamente, shkollë, kopsht, çerdhe, qendër shëndetësore, parqe e terrene sportive, si edhe një aks të ri kryesor lidhës me qendrën e Durrësit, për plot 4000 mijë banorë të rinj në këtë fazën të parë zhvillimi të krejt kësaj zone.
“Do jetë fantastike për familjarët, nuk jemi të zotë të rregullojmë cilësinë e diellit si ata që ishin më para, ketë e kanë bërë ata që i lanë Durrësit vatra kancerogjene nga të gjitha anët.
Por më me investimet e mëdha që po bëhen, Durrësi do të hyjë në këtë dekadë në hartën e Mesdheut, si një ndër më të preferuarat. Kudo ku hedh sytë kupton pse mandati i 3 është i rëndësishëm, kudo punë të nisura përsëmbari që duhen çuar në fund, ne dimë si fillojmë, vazhdojmë e mbarojmë.