Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi Drejtuesja politike e PS për Tiranën, Elisa Spiropali ka publikuar në rrjetet sociale një video pak para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale.
Në videon-selfie, Spiropali shprehet se Partia Socialiste e meriton një mandat të tretë për të vazhduar me punët e nisura, duke nisur nga rindërtimi, tek rritja e pagave dhe pensioneve, transformimet infrastrukturore, etj.
Komunikimi i ministres ka marrë reagime të shumta në rrjet nga qytetarët, por jo vetëm.
Ajo që vihet re është komenti i reperit Stresi, i cili njihet për bindjet e tij të djathta si dhe është një ithtarët më të flaktë të ish kryeministrit Berisha.
“Suksese Zonja Spiropali, Por mendoj se do jet një humbje e madhe për ju”.-shkruan Stresi në postimin e ministres në instagram.
Komentit të këngëtarit ministrja iu përgjigj me një batutë epike.
“hahaha fitorja jonë ju duhet dhe juve, të shpëtojmë Lulin nga Baba Xhikja dhe mama Mona.” -replikon Spiropali.