Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me marrëveshjen midis dy vendeve për njohjen e lejeve të drejtimit shqiptare në Itali. Ndërkohë kryeministri Rama ka theksuar edhe se hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve i cili nuk do të vonojë.
“U tha u bë? Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali????? Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë?”- shkruan Rama.