Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, pasi EMA deklaroi se vaksina AstraZeneca është e sigurtë dhe efektive, ku theksoi se duhet të vijohet vaksinimi për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve.
‘Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA. Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita.’- shkruan Rama.