Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka gjetur një mënyrë mjaft interesante për të prezantuar programin e turizmit në qytetin ku ai është drejtues politik, Berat.

Me parashutë mbi qytetin e ‘një mbi një dritareve’ Klosi ka treguar ndryshimin e gjithë qytetit falë investimeve të qeverisë dhe po ashtu premton se Unaza e re që kalon mes përmes Beratit do ta shndërrojë qytetin në në një vend pa ndotje dhe pa trafikun e rënduar.

Bukuritë natyrore dhe trashëgimia kulturore do vijojnë të mbeten dy pikat kryesore që do e kthejnë qytetin në një pikë edhe më të madhe të atraksionit turistik. Investimet në infrastrukturë, shprehet ministri, sjellin zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.

Postimi i plotë: Nga “Berati Open Air, ku qytetin mund ta shohësh në të gjitha dimensionet e tij, në të gjitha pasurit e tij, vlerat historike, kulturore dhe agro-turistike si dhe investimet e reja një vlerë e shtuar urbane e këtij qyteti muzeal. #smilealbania#beratieardhmjajonë (Lexo.al)