Qarku Berat
Ambicia e Lëvizjes Socialiste për Integrim për numër mandatesh në Qarkun e Beratit qëndronte në tre të tillë, por numërimi i deritanishëm i jep kësaj force politike vetëm 1 mandat. Nga numërimi i deritanishëm i votave, LSI ka rreth 11 për qind të tyre, një rënie me të paktën 15 për qind në krahasim me zgjedhjet e 2017-ës, kur mori rreth 26 për qind të tyre.
Analiza e shifrave sugjerojnë se votat e LSI-së kanë kaluar kryesisht për Partinë Demokratike, që ka deri më tani rreth 31 për qind të tyre, nga 19 për qind të votave që merrte në 2017-ën. Po në krahasim me 2017-ën, një rritje me 1 për qind regjistron edhe PS në këtë qark.
Qarku Tiranë
Në 2017-ën, LSI mori rreth 56 mijë vota në Qarkun e Tiranës të përkthyera në 13,45 për qind të totalit të qarkut dhe në 5 mandate në Kuvend.
Por, në zgjedhjet e kësaj të diele, LSI ka deri më tani 6,3 për qind të votave, ose të përkthyera në 2 mandate.
Qarku Fier
Me 21 mijë e 380 vota, LSI mori dy mandate në Qarkun e Fierit në 2017-ën, ose 11,73 për qind të votave. Por, nga numërimi i deritanishëm sugjerohet se LSI do ta humbasë një mandat në Fier.
Qarku Elbasan
Edhe në Elbasan, LSI mori dy mandate katër vite më parë dy mandate, pasi siguroi 23.536 vota, ose 14.4 për qind të tyre. Por, nga numërimi i deritanishëm, LSI ka rreth 5 për qind të votave, duke rrezikuar që në këto zgjedhje të dalë me 0 mandate nga ky qark.
Qarku Durrës
Në Durrës, LSI mori në 2017-ën dy mandate falë 21,941 votave, ose 14,9 për qind të totalit të tyre.
Në zgjedhjet e kësaj të diele, nga numërimi i deritanishëm është 6,3 për qind, duke qenë për momentin jashtë kuotës së sigurimit të mandatit.
Qarku Vlorë
Në 2017 LSI mori 12,246 vota duke siguruar një mandat në Parlament.
Katër vite më vonë dhe nga numërimi i deritanishëm, me 6,6 për qind të votave të numëruar, kjo forcë politike është jashtë kuotave për ruajtjen e këtij mandati.
Qarku Shkodër
Të dhënat e deritanishme tregojnë se votat që ka marrë LSI në qarkun e Shkodrës i japin asaj një mandat.
Në zgjedhjet e kaluara parlamentare LSI mori po ashtu një mandat dhe rreth 12 e 700 mijë vota të përkthyera në rreth 12%. Në zgjedhjet e 25 Prillit, LSI ka fituar rreth 10%, 2% më pak se zgjedhjet e kaluara.
Qarku Lezhë
Të dhënat e deritanishme tregojnë se votat që ka marrë LSI në qarkun e Lezhës nuk i japin ende asnjë mandat.
Në zgjedhjet e kaluara parlamentare LSI mori rreth 11 mijë e 200 vota të përkthyera në 15,32% dhe një mandat. Por, në zgjedhjet e 2021 LSI ka fituar vetëm rreth 8% të votave.
Qarku Gjirokastër
Të dhënat e deritanishme tregojnë se votat që ka marrë LSI në qarkun e Gjirokastrës nuk i japin dot ende asnjë mandat. Në zgjedhjet e kaluara parlamentare LSI mori rreth 12 mijë e 600 vota të përkthyera në 23,23% dhe një mandat.
Por, në zgjedhjet e 25 Prillit LSI ka fituar deri tani rreth 13.35% të votave.
(SI)