Mandati i tretë radhazi i Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e medias së huaj, që nënvizon edhe faktin se humbësja e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte LSI.
Deutsche Welle – Kryeministri Edi Rama siguroi fitoren për partinë e tij me 49% të votave.
Socialistët e Ramës fituan gati një në dy vota dhe vende të mjaftueshme në parlament për të qeverisur vetëm.
Mijëra mbështetës të Ramës u mblodhën në sheshin kryesor ”Skënderbej” të Tiranës për të festuar fitoren.
“Ëndrra ime … është ta bëj Shqipërinë në këtë dekadë … kampion ballkanik, në turizëm dhe agroturizëm, në energji dhe bujqësi dhe në shërbime dixhitale të shpejta, cilësore, të pakorruptueshme”, tha Rama.
Qeveria e re, që do të formohet në shtator, pritet të punojë drejt ofrimit të reformave të nevojshme për Shqipërinë për të përmbushur qëllimin e saj për t’u bashkuar me BE.
Kryeministri drejtoi pjesën më të madhe të fjalimit të tij të fitores në koalicionin e opozitës, duke i nxitur ata të bashkohen me “mega-projektin kombëtar”.