Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Gjirokastër. Siç shihet nga foto-ja zyra është e boshatisur ndërsa para saj fle gjumë qetësisht një qenush.

Nisur nga kjo kreu i ekzekutivit shkruan: Gjumi është ngjitës, duke ironizuar kështu kreun e PD-së, Lulzim Basha i cili në rrjetet sociale konsiderohet si politikan që ka qejf gjumin. Para dy ditësh u postua një video teksa Basha flinte gjumë në makinë në mes të ditës. (Lexo.al)