Ronald Koeman ishte i tërbuar pas ndeshjes saqë është intervistën e ka lënë përgjysmë, duke u larguar nga nervat. Trajneri holandez u kap me gazetarin e “Movistar+”, me të cilin pati një diskutim për penalltinë e mohuar ndaj Barcelonës në fund.

Koeman i tha gazetarit që ta shihte episodin dhe ta gjykonte, ndërsa ai iu përgjigj se nuk e di çfarë të thotë, pasi këto vendime i merr gjyqtari i ndeshjes dhe jo ai.

Kjo gjë e ka tërbuar jo pak Koeman, i cili iu drejtua gazetarit duke i thënë: “Në rregull, nëse nuk do të kesh telashe, shumë mirë mos u përziej atëherë”, tha me ironi trajneri holandez dhe u largua menjëherë.