Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër i ftuar në emisionin “Binjakët show”. Lajmin e kanë bërë me dije vetë kryeministri Rama. Rama ka postuar një video ku shihet teksa bisedon me vëllezërit Veshaj, ndërsa iu kërkon që ta lënë të ikë.

Këtu binjakët kanë përfituar që të bëjnë edhe ironi me programin e kryedemokratit Lulzim Basha i cili u mban dorën emigrantëve që duan të ikin nga Shqipëria.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Mirë çuna

Binjakët: Do na vish në emision
Edi Rama: Po pra, a erdhëm për emisionin këtu, por hajde ikim se kemi atë orën policore

Binjakët: Si the
Edi Rama: Orën policore…

Binjakët: Jo, jo para kësaj çfarë the

Edi Rama: Ore më lini të iki
Donald Veshaj: Mos ik, mos ik

Edi Rama: Çfarë thua, e bëjmë në emision humori

Donald Veshaj: Tani ti gjërat i di vetë, e di që situata nuk është mirë por mos ik..

Edi Rama: ahahahahah, ok, ok, hajde natën

Binjakët: Fjetsh rehat