Midis punonjësve të Albcontrol, të cilët në mënyrë të paligjshme kanë pezulluar për 24 orë gjithë fluturimet nga Shqipëria, duke penguar mes të tjerave edhe mbërritjen e vaksinave është edhe Gerti Grabova. Kontrollori i trafikut ajror, në kohën e lirë shërben edhe si komisioner i Partisë Demokratike në zgjedhje.

http://cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-vendore/2011/perberja_kzaz/110311_-_DTI_-_perberja_kzaz/report1/48.htm

Konkretisht, ai ka qenë anëtar i PD në KZAZ numër 49 në Tiranë. Protesta e sotme u motivua, sipas punonjësve të Albcontrol, nga shkurtimi i përkohshëm i pagës nga 4.400 euro në muaj, në 2.400 euro, për shkak të rënies së të ardhurave të kompanisë si pasojë e tkurrjes së fluturimeve në periudhën e pandemisë. Megjithatë, përkimi i bojkotit me mbërritjen e pritshme të dozave të reja të vaksinës dhe mbërritjes së një grupi ushtarësh amerikanë, në kuadër të një stërvitje që do të mbahet më pas gjatë muajit ka ngjallur dyshime të forta për motivet politike të protestës.