Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do t’i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të nisë dialogun me Serbinë pa vendosur parakushte.
Edhe pse nuk beson se do të ketë ndonjë rezultat të shpejtë për dialogun, Richard Caplan, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordi, ka bindjen se Kurtit do të gjendet përballë trysnish të mëdha për t`iu rikthyer negociatave.
“Kurti e ka ulur nivelin e pritshmërivë me pohimet se është realiste të fokusohet në marrëveshjen përfundimtare, por të ketë përqendrim në disa çështje sic është sic është tema e të pagjeturve. Mendoj se ky është një drejtim ku mund të bëhet një lloj përparimi, edhe pse duke pasur parasysh natyrën dhe shkallën e mospajtimeve mes dy palëve, mendoj se do të jetë shumë e vështirë të lëvizet përpara në çështje më thelbësore”, shprehet eksperti.
Sipas tij, është e rëndësishme që të nisin bisedimet e të ketë dialog, por Caplan mendon se këto parakushte nuk plotësohen nga ana e Serbisë, pasi ky vend nuk do të pranojë Kosovën si shtet të pavarur, ashtu siç ka kërkuar Kurti. Ai nuk përjashton mundësinë që zvarritjet të zgjasin, duke sjellë si shembull negociatat turko qipriotëve dhe greko-qipriotëve, që kanë zgjatur me dekada. Megjithatë, dallimin sipas tij, e bën fakti që në këtë rast ka shumë angazhim nga ndërkombëtarët dhe do të ketë shumë presion ndaj palëve që të shënojnë përparim. Top Channel/