Pak para orës 10:00 ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka hedhur votën e saj në një nga qendrat e votimit në kryeqytet. Ministrja deklaroi në përfundim se të gjithë qytetarët duhet të votojnë sot për të zgjedhur për të ardhmen e vendit.

“Sot është dita kur duhet të dëgjohet fort zëri i qytetarëve. Sepse vota e tyre, nuk do të përcaktojë thjesht qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Mbi të gjitha, vendimi që do të marrë sovrani sot në kutitë e votimit, do të përcaktojë drejtimin që do të marrë Shqipëria jonë në dekadat që do të vijnë. Jam e bindur se qytetarët shqiptarë do ta bëjnë me qetësi dhe mençuri zgjedhjen e të ardhmes së vendit ku duam të rrisim fëmijët tanë”, u shpreh Ministrja Ogerta Manastirliu, pas votimit në shkollën “Jeronim de Rada”.