Partia Socialiste ka nisur mitingun e fitores në sheshin ‘Skënderbej’.
Mijëra qytetarë i janë bashkuar takimit në fjalë, duke tejkaluar numrin e planifikuar të pjesëmarrësve përmes karrigeve të vendosura në shesh.
Me zgjedhjet e 25 Prillit, Partia Socialiste çimentoi mandatin e tretë qeverisës, duke mbetur forca më e madhe politike në vend.
Ndërkohë, teksa transmeton pamjet LIVE, kryeministri Edi Rama shkruan: Shqipëria fitoi!