Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se në mandatin e ardhshëm të Partisë Socialiste, vëmendja do të jetë në forcimin e kurrikulave dhe cilësisë së mësimdhënies në anglisht.
Kushi thotë se gjuha angleze do të fillojë të mësohet nga nxënësit që nga klasa e parë. Në një publikim të sajin në rrjete sociale, ministrja e Arsimit, Evis Kushi nënvizon se në mandatin e ardhshëm të Partisë Socialiste, gjuha angleze do të nisë të mësohet që nga klasa e parë.
“Gjatë këtij mandati vëmendja jonë ka qenë në forcimin e kurrikulave, kapaciteteve dhe cilësisë së mësimdhënies në anglisht, duke arritur në kushtet kur gjatë mandatit të ardhshëm do të bëhet i mundur fillimi i mësimit të anglishtes që nga klasa e parë”, shkruan ajo në postimin e saj.