Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza ndaj presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me situatën e krijuar në Rinas, ku u anuluan fluturimet për 24 orë pasi kontrollorët pezulluan punën.
Ndërsa akuzon Metën dhe Berishën për pengmarrje të Shqipërisë, thotë se ata janë gati të djegin vendin.
“Saliu dhe Iliri janë ata që morën peng aeroportin e Rinasit janë ata që janë gati ta djegin Shqipërinë për interesat e tyre, janë ata që i bashkon një ankth i madh”, tha Rama.