Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mirmëngjes me videon e fjalimit që mbajti dje kryesuesja e PS në Shkodër, Edona Bilali, në përmbylljes të fushatës elektorale në këtë qark.
Ndërsa ‘flet’ me sloganin e PD ‘votoni ndryshimin’, Rama i drejtohet shkodranëve duke i thënë se nëse duan ndryshimin, atëherë do ta kenë atë me Bilalin.
“Nëse Shkodra do ndryshim, ja ku e ka ndryshimin! Ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Edona Bilali i kërkoi dje voton Shkodranëve, duke i kërkuar të bëhen bashkë për ta zhvilluar Shkodrën, ndërsa tha se nuk premton hapjen e vendeve të punës, por sjelljen e kompanive të huaja që me investimet e tyre do krijojnë vende të reja pune.
“Çfarëdo që të kishim transmetuar ne sot, zi do ju duket, sepse ashtu e shohin politikën, zi dhe kam një mesazh për ta. Kam ardhur t’i tregoj se politika nuk është zi.
Kur kryeministri Rama më bëri ftesën, për të kryesuar listën., u ndodh në një udhëkryq sepse isha vetë si shumë prej tyre. Ankohesha pafund, edhe për qeverinë Rama dhe për të gjithë politikën në përgjithësi.
Kisha dy zgjedhje o me vazhdu me u anku ose me u vu në dispozicion dhe me provu për të bërë një ndryshim dhe zgjodha këtë të dytën.
Ama e di shumë mirë se vetëm nuk mund tja dal, as kryeministri vetëm nuk ja del. Ne ja dalim vetëm në një formë, vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë për Shkodrën, për Shqipërinë.
Më pyetën në fillim njerëzit ‘Edonë aje ti?’ s e dinin që nuk kisha lindje se isha rehat në profesionin tim. Është e vërtetë, isha rehat për vete, por a mund të jem rehat unë kur qyteti im nuk është mirë.
E vetmja gjë që ka fillu me e zbardh pak Shkodrën është Shiroka, që faktikisht është rrezja e shpresës që i ka hapur retë e Shkodrës.
Unë e di që nuk do të jem një deputete që premton vende pune, por do të trokas derë më derë për më pru kompani të huaja në Shkodër që ato ti hapin vendet e punës.
Nuk dot ti mbaj rininë me birra por do ti rri pas derës kryeministrit derisa Shkodra të ketë zyrën e vetë të inovacionit, dhe pastaj sigurisht që do ti pi edhe birrat me to.’- tha Bilali.