Kryeministri Rama e nisi ditën sot nga Përmeti ku edhe aty vijon procesi i vaksinimit të gjysheve dhe gjyshërve. Vaksinimi kundër virusit COVID-19 vijon edhe në qendrat shëndetësore afër vendbanimeve, ndërkohë që në qytet një sërë projektesh transformuese kanë marrë udhë për të ndryshuar pamjen e qytetit.

Shëtitorja e Përmetit po merr një fytyrë të re teksa puna për transformimin e saj vijon. Krahas shëtitores që po shtrihet deri ku mbaron qyteti, vijojnë edhe dy kantieret e tjetra si pjesë të integruara të projektit Rilindjes Urbane, rikualifikimi Përroit të Bardhë, me gjelbërim, me stola dhe rehabilitimi i lagjes historike, sipas modelit të zonës historike në Gjirokastër dhe Vlorë. Deputetja e zonës Mirela Kumbaro shprehet se ajo që po ndodh në Përmet, me efekt shumë pozitiv në ekonominë lokale, është që shtëpitë e vjetra, por dhe apartamente po transformohen në dhoma hoteliere me oferta akomodimi.

Në fakt, qendra historike e qytetit ka nisur ndërhyrjet e para. Një nga godinat e vjetra në zonë po restaurohet për t’u kthyer në hotel, si pjesë e ofertës turistike të qytetit. “Këto modele, ne do vazhdojmë të stimulojmë dhe njësoj si kjo familje që kursimet e tyre do t’i investojnë këtu për këtë godinë që do kthehet në një hotel, bujtinë dhe do t’u japi të ardhura më shumë sesa të ardhurat që fitojnë atje me punë, të gjithë emigrantët duhet t’i kthejnë sytë nga shtëpitë e stërgjyshërve, të gjyshërve e të investojnë në kursimet e tyre për të bërë infrastruktura mikpritje, për të bërë agroturizëm, sepse do kenë fitime më shumë se duke qenë në emigracion”, – tha Kryeministri.

Një tjetër projekt në kantier është edhe ujësjellësi i qytetit. Në Përmet ka përfunduar tanimë investimi për 24 orë ujë në qytet dhe vazhdon puna për shtrirjen e rrjetit të ri në zonën rurale, bazuar në planin e përmbylljes së furnizimit me ujë të pijshëm brenda vitit 2022. “Tani këto projekte po i shtrimë dhe nëpër fshatra. Kemi 3 kantiere në proces dhe po ecim me të katërtin”, – tha kryetarja e bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha.

“Flasim për ujin e pijshëm sikur jemi aty ku ishim, por këtu jemi në një realitet tjetër që uji është 24 orë dhe po shtrihet tani në gjithë pjesën tjetër dhe brenda vitit të ardhshëm, edhe këtu, qendra urbane plus zonat e ish komunave do kenë 24 orë ujë, sepse kantieret janë në punë”, – u shpreh Kryeministri.

Një tjetër projekt transformues në qytet eshët edhe ai që do të rijetëzojë kinemanë, duke e kthyer atë edhe në një qendër kulturore-artistike, që i ka munguar prej vitesh Përmetit.

“????☀️ Përmet – Ecim papushim me vaksinimin masiv në qendrat e qyteteve e gjithashtu në qendrat shëndetësore në fshatra, afër vendbanimit për gjyshet dhe gjyshërit më të moshuar, ndërkohë që në qytet punohet për zgjerimin e zonës turistike dhe tregtare të Përmetit?
Edhe në Përmet ka përfunduar tanimë investimi për 24 orë ujë në qytet dhe vazhdon puna për shtrirjen e rrjetit të ri në zonën rurale, bazuar në planin e përmbylljes së furnizimit me ujë të pijshëm brenda 2022?
#ShqipëriaBuzëqesh?
#ShqipëriaeArdhmjaJonë⭐
#SkaKohëPërPushim??‍♂️“, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.