Pas 8 orëve të hapjes së procesit të votimit, 38. 25% është pjesëmarrja në rang vendi.

Në qarkun e Lezhës pjesëmarrja është 26% . Shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017. Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.

Ndërsa KZAZ 61, bashkia Roskovec pjesëmarrja është 32 % Kzaz 60, bashkia Patos 28 %, Kzaz 62, bashkia Mallakastër 31%.

Ndërsa në Memaliaj 22%, Dropull 9.2%, Përmeti 24,6%, Këlcyra 11,5% dhe Libohovë 25%.

Në total për qarkun Gjirokastër pjesëmarrja deri tani është në 20,4%. Në KZAZ 89, Delvinë pjesëmarrja është 21%.

Në Tepelenë pjesëmarrja është 25,8%. Deri në orën 12.45 kanë votuar 4671 persona në KZAZ 90 në Sarandë, nga 47000 banorë që janë në lista.

Në KZAZ Nr.91, në Bashkinë e Finiqit kanë votuar pak më shumë se 2500 votues nga 31000 banorë që janë të regjistruar në listat e votimit, pra 7% kanë votuar.

Në qendrën e votimit nr. 4681 në Ksamil pjesëmarrja ka arritur rreth 15%.

Deri tani ne KZAZ 61, bashkia Roskovec është votuar deri në masën 14%, ne KZAZ 62, bashkia Mallakastër 18% dhe ne KZAZ 60, bashkia Patos 15 %.

Në të 4 KZAZ të Delvinës 89,të Sarandës 90,të Finiqit 91 dhe të Konispolit 92, procesi vazhdon normalisht, ku pjesëmarrja është 3-4%.

Në KZAZ nr. 55 në qytetin e Lushnjes kanë votuar 13.607 votues nga 45076 totali edhe pjesëmarrja është 30%.