Mero Baze ka ironizuar pretendimin e Sali Berishës se opozita shqiptare është përshëndetur nga Kim Kardashian duke e lidhur me një postim që ikona e të pasmeve në gjithë botën kishte bërë për 215 milion fansat e saj.
Duke hequr një paralele me luftën që dyshja Berisha-Meta i kanë hapur Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe diplomates së lartë Yuri Kim, Baze shkruan:
“Ne kemi një tjetër Kim që është më popullore se Yuri Kim”, ironizon botuesi i gazetës “TemA”.
Simbolika e dy gishtave lart gjeti përdorim si thirrje për demokraci dhe pushtoi gjithë vendet e Lindjes komuniste në kapërcyell të 90-ës.Referuar të dhënave historike, kjo simbolikë daton që në kohën e Jul Cezarit në simbol të gërmës “V”, Victoria apo Vinceremo dhe sot përdoret në gjithë botën.