Kryeministri Edi Rama ndodhen në prezantimin e masterplanit të Portit të Durrësit, që do të ndërtohet nga kompania Emaar Group dhe do të investohen 2 miliardë euro. Ky investim tha Rama do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të Turizmit Shqiptar dhe do të nxisë efektin ekonomik zhnxhin në bregdetin shqiptar. Porti turistik i Durrësit do të jetë më i madhi në Mesdhe.
“Durrës – Teksa po dalim nga tuneli i gjatë i pandemisë një Epokë e Re po hapet për Durrësin e për krejt Shqipërinë. Porti i ri turistik, ndër më të mëdhenjtë e Mesdheut, do të injektojë vetëm gjatë ndërtimit nga kompania e madhe globale Emaar Group, 2 miliardë euro dhe do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të Turizmit Shqiptar. Impakti i këtij investimi që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara, e në plot vende të botës, do të ndryshojë thellësisht ekonominë e qarkut të Durrësit si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar, ku ka nisur ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Sarandës, do të nisë deri në qershor ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Vlorës dhe sipas Planit 2021-2025 do të nisë brenda vitit 2023 ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Shëngjini”, shkruan Rama.