Mes shiut dhe entuziazmit të qytetarëve, ka ndidatja për deputete e PS në qarkun e Korçës, njëkohësisht Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku Isai zhvilluan mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës të fushatës në bashkinë Kolonjë.
“ Në këto 8 vite Partia Socialiste i ka dhënë provat dhe garancitë për mirëqeverisjen e Shqipërisë, duke kapërcyer me sukses vështirësitë e jashtëzakonshme që kapluan vendin”, tha Xhaçka në fjalën e saj.
Sipas saj, për mandatin e tretë, Partia Socialiste ka një vizion transformues për të gjithë Shqipërinë, i cili do të fuqizojë ndjeshëm ekonominë dhe mirëqenien e vendit.
“Do jemi gjatë gjithë kohës në krahun tuaj me derën edhe zemrën hapur, për të bërë çmos që vizionin tonë ta realizojmë sa më shpejt, për të kapur kohën e humbur edhe për ta sjellë Kolonjën atje ku i ka hije. Që ta rizbulojmë jo vetëm ne që jemi këtu, por ta rizbulojë gjithë Shqipëria dhe mundësisht gjithë bota përmes turizmit edhe potencialit të jashtëzakonshëm që ka”, u shpreh ministrja Xhaçla gjatë takimit në Ersekë.