Kryeministri Edi Rama nuk e ka kuryer ironinë kundrejtë kryedemokratit, Lulzim Basha, ndërsa ndodhej në Durrës në kuadër të fushatës elektorale. Rama tha se Basha mendon të premtojë vetëm lekë për çdo gjë, “me një fjalë jeta osh qejf, vetëm voto Lulin”.
Rama: Brenda njeriut, ka gjithmonë një zë që të thotë mos u lodh o burr, pusho o burr, po leje o burr, po varja o burr, hë mo burr tashi, po bi shi ca do dalshësh futja gjumit, do bëjmë provimin, hë mo varja mo tashi. Alo ndonjë kopje ka?
Është një zë që vjen nga brenda të çdo njeri, se njeriu lodhet, lodhja çon mesazhe, njeriu mërzitet dhe çon mesazhe se mendja dhe shpirti nuk i kanë pa kufi bateritë.
Bashkë me këto është edhe zëri i dembelave, mashtruesave, sharlatanëve, zëri i sirenave joshëse dhe është i bukur, por nuk është kollaj.
E dini mirë ju kur s’doni me ju çu nga gjumi dhe vjen me ju tund baba e nëna dhe është zë që ka forcë. Ky zëri merr formën e Haxhi Qamilit, Rrapushit, Ilirit, ka marrë edhe formën e Lulit.
Luli ju thotë që s’do paguani asnjë lekë në shkollë. E sheh këtë gocën dhe i thotë të shoh ka të mërzitur dhe ajo i thotë kam pak kshu me këtë çunin këtu, por ai është pa punë. Luli thotë futi një të martume se lekët ua gjej unë, madje martohuni dhe sa më shpejt kalamonin se lekët jua jap unë. Me një fjalë jeta osh qef, vetëm voto Lulin.