Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar takime në qytetin e Vlorës, ku nuk i ka kursyer ironitë me presidentin Meta dhe drejtuesin politik të PD-së, Bujar Leskajn. Rama tha se Meta pas restoranteve do të dekorojë edhe parukeritë, ndërsa shtoi se nëse presidenti do rrijë me Leskajn, do të përfundojnë tapë të pirë te varri i Ismail Qemalit duke e dekoruar.
“Ma nxinë jetën, thonë të gjithë Vlora, Vlora. Këtë këngë ma këndojnë në vesh, cohën njerëzit në Shkodër e thonë e duam Shkodrën si Vlora, e këta këtu Leskon do të votojnë, apo Ilirin, sepse ka shpallur kadidaturën për të shpëtuar Vlorën. E dinë mirë ata, demokratët, se ca ndodh kur vjen LSI t’i shpëtojë. I mjel e ua bën cicat e lopës copë dhe përfundon PD nga lopë në lepur të lodhur, e kanë parë ata. Ça duan ata, Ilirin? Për çfarë se rrinë me Leskon gjithë ditën dhe del vërdallë natën. Kujt u dha dekorata dje? Restoranteve… Më thanë do të jepte dekorata edhe parukerive në Vlorë. Një president që vjen vërdalle e u jep dekorata heronjve të popullit, ata janë perëndia në tokë, ngrihet një tokësor dhe thotë po ju bëj mjeshtra të popullit. E padëgjuar në historinë e botës. Po qëndroi me Leskon për nja 10 ditë, do të dekorojë Ismail Qemalin, mos u habisni po s’i patë tapë në varrin e Ismail Qemalit duke e dekoruar”, tha Rama ndër të tjera.