Kryeministri Edi Rama theksoi se opozita aktuale është ajo që nuk e ka dashur dhe nuk e do reformën në drejtësi.
Ndonëse reforma u votua në mënyrë unanime nga të gjithë deputetët, Rama deklaroi se kundërshtimi i miratimit të vettingut bëri që Lulzim Basha të dilte në çadër.
Në një intervistë për “Të paekspozuarit” kryeministri u shpreh se presidenti Ilir Meta është aq shumë i trembur nga drejtësia e re, saqë edhe natën rri pa gjume!
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar dhe shkakun se perse Ilir Meta eshte acaruar dhe si deklarohej kunder votimit te Reformes ne Drejtesi!
Rama: Unë jam garancia që drejtësia nuk do të ripërmbyset. Sepse jam lideri i asaj partie që ka bërë reformën në drejtësi dhe ka riskuar rënien e qëverisë kur Ilir Meta thoshtë nga gjiri i Lalëzit.
“E shikon ti detin, flota e 6 amerikane të vijë këtu, ti vënë tytat drejt shtëpisë time, unë nuk e votoj.” Nëse votohet për ta nuk ka asnjë pengesë që drejtësia të hyjë në një proces degradimi.
Opozita votoj reformën dhe u fut në çadër që të mos votonte vetingun. Unë i dhash çdo gjë Bashës që të kthehej në parlament e të votonte vetingun. Ilir Meta është haptas kundër reformës në të gjitha mënyrat.
Nëse unë kam kapur reformën në drejtësi kam kapur SHBA-BE, sikur kam fuqi të mbinatyrshme. Sali vërtet luan me ipad, por kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë probleme me drejtësinë. Çfarë kanë këta që rrinë pa gjum për reformën?
SPAK ka çuar në gjykatë dosje që janë konsideruar problematike. SPAK është akoma një krijesë që sapo ka lindur dhe ka dhënë sinjale të mira që do bëjë shumë punë për Shqipërinë.