Kryeministri Edi Rama ka ironizuar programin e PD gjatë takimit me kandidatë e PS në Kolonjë, ku tha se ajo është si meny dëshirash që çfarëdo që qytetari dëshiron të dëgjojë premtohet. Rama tha se kjo është si t’ia shesësh shqiptarëve “sapunin për djathë”.
“Ata të tjerët kanë si qëllim vetëm të mbledhin njerëz dhe të infektojnë. Kanë dalë rrugëve me demek program, që në fakt është meny dëshirash, ca do të dëgjosh ti, ata ta thonë. Prodhimi i qumështit do të ulet duke rritur prodhimin e djathit nëse të shesin ‘sapunin për djathë’ dhe kush ta hajë le ta hajë, kjo është PD”, tha Rama.