Kryeministri Rama, i ftuar në lidhje Skype për “Wake Up” nga Përmeti deklaroi se PS i duhet një mandat i tretë, për të vijuar punët e lëna përgjysmë.
“Unë jam krenar për bilancin e këtyre viteve që është qartë i suksesshëm në çdo sektor. Është si nata me ditën me atë që gjetëm kur e nisëm. Jemi ende në mes të rrugës, nuk jemi në kushtet e përfundimit të një mandati normal, jemi në luftë. Nuk ka shmangie nga bilanci, do përsëris çdo ditë çfarë është bërë në një sektor apo tjetër.
Është shumë artikuluar dhe shumë e thellë ndarja mes nesh dhe atyre. Nuk mund të rimarrin në dorë fatin e vendit, se janë po ata me atë qasje. Ata nuk kanë ndryshuar dhe nuk kanë ndërmend të ndryshojnë”, deklaroi kryeministri.