Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte projektin si do të jetë porti i Durrësit. Gjatë fjalës së tij, Rama ka treguar edhe historinë e gjyshit të vet.
“Mu kujtua historia e gjyshit durrsak, ishte i biri i drejtorit të doganës. Stërgjyshi ishte i përfshirë në lëvizjet patriotike dhe për të ndërtuar shkolla shqipe.
E nisi të birin në Itali për studime. Dhe në këtë port doli ta priste për të festuar vitin e ri. Djali zbriti nga anija me AlfaRomeo, ishte goxha e pashme.
I ati u surprizua kuptoi se paratë ishin bërë makinë. Ai u kthye dhe mbeti shofer, sepse ishte i çmendur pas makinave. Ai tregonte se hëngri një shpullë këtu.
E thirri kreu i Bashkisë së Durrësit; i tha ose të jesh shoferi im, ose të ikësh nga Durrësit. Dhe u bë shofer i kryebashkiakut të Durrësit. Ishte komplet i marrosur pas makinave.
Në ditën e pavarësisë, mbreti Zog priste VIP-at dhe kryebashkiaku shkon me makinë, ndërsa naltmadhnia i thotë s’të vjen turp! Kështu u bë shoferi i mbretit dhe gjithë jetën mbeti i thënë pas makinave.
Unë e dëgjoja që fliste gjithë ditën për makinën. Gjyshi ishte inspirim i madh për shpejtësinë dhe lëvizjen”, tha Rama.