Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Durrësit ka ironizuar sërish premtimet e kreut të PD-së Lulzim Bashës, i cili sipas tij thotë se u jep të gjithëve atë që nuk ka sesi ta ketë. Rama tha se të gjitha ato që thotë Luli do të vërtetohen ‘mas pilafit’, ta marr një hërë votën e këtyre dhe i çoj te tramvaji i Tironës.

‘Për ti lënë këta një herë e mirë në zgafellat e historisë. 25 prillit është përplasja fundit. Këta nuk janë këta, këta janë ai mallkimi që një herë merr pamjen emrin zërin e Haxhi Qamilit dhe një herë merr emrin zërin e Rrapush Xhaferrit, pastaj merr pamjen e Lulit. Flokët xhel dynjoja dhe ty thotë njerëzve fjalët gjithë sheqer dhe rrugën madje ja shtruan me sheqer. Jemi në burrat pa janë gratë! Luli u jep të gjithëve atë që se ka. U jep të gjithëve atë që nuk ka sesi ta ketë por ai di një gjë, që në historinë tonë ka pasur njerëz që janë bërë shumë e më shumë për ti rënë shkurt. Të gjitha ato që thotë Luli do të vërtetohet mas pilafit ta marr një herë votën e këtyre dhe i çoj te tramvaji i Tironës. Me 25 prill nuk ka më shans që ky popull të hajë sapunin për djathë. Unë jam shumë i bindur që edhe kjo pjesëmarrje sot është shprehje e vendosmërisë e ndarjes së mendjes.’- tha Rama.