Kryeministri Edi Rama tha nga Fieri se biznesi i vogël është aleat strategjik, i vizionit dhe i strategjisë politike. Rama tha se biznesi i vogël është një motor i pashtershëm që duhet ushqyer me mbështetje dhe lehtësi.

‘Jo vetëm taksa dhe TVSH do të mbeten 0, por procesi me fiskalizimin po ecën shumë shpejt dhe nuk do të keni më asnjë lloj kontakti fizik me shtetin. Ne kemi plot gjëra për të përmirësuar dhe për të bërë akoma, kini parasysh që është biznes të vogël në qytet nuk mjafton të kesh mall të mirë, të kesh një dyqan. Duhet që edhe mjedisi të jetë ftues të jetë miqësor. Duhet që qyteti vetë të jetë tërheqës. Tani ju e dini shumë mirë sesi ishte ky qytet dje dhe si është sot. Ju e dini shumë mirë se si do të rritet dhe numri i vizitorëve këtu. Fieri është bërë vendi ku njerëzit do të ndalojnë gjithnjë e më shumë dhe do të kenë nevojë për ju për shërbime dhe për pikat ku do të ndalojnë. Me ikjen e pandemisë Fieri do të jetë pjesë e gëzimit edhe në këtë aspekt të rritjes së numrit të njerëzve që do të ndalojnë këtu. Ne do ‘tju mbështesim deri në fund. Biznesi i vogël është aleat ynë strategjik, i vizionit dhe filozofisë tonë politike. Është një motor i pashtershëm që duhet ushqyer vazhdimisht me mbështetje dhe lehtësi. Ne jemi këtu për t’ju siguruar këtë liri.
Besoj se për biznesin e vogël është dita më e mirë që do ta zgjasim me votë taksën zero dhe TVSH zero. Sigurimet shëndetësore e shoqërore nuk janë për shtetin, por për shëndetin dhe pensionin. Ndërsa taksa zero dhe tvsh zero mbetet një qasje unikale në të gjithë rajonin tonë. Është e paimagjinueshme që në këto kushte një biznes i vogël pavarësisht se mund të mos dojë të shohë Ramën dot me sy, duhet të votojë taksën zero, pasi taksa e sheshtë që ofron Luli është taksa tipike e në qasje brutrale kapitaliste ku mbështet të pasurit. Cilido që merret më biznes të vogël sot se kuptoj dot të votojë taksën e sheshtë dhe 9 % direk taksë nga zero që e kanë. Pra të paguash taksë që Luli të shkojë të flejë në Kryeministri, kjo është gjë e pakonceptueshme, sado inat ta kesh Gramoz Ruçin apo Edi Ramën, kur vjen puna xhepi yt fut dhe nxjerr fitimet e tua. Këtu nuk flitet më sa inat ke njërin dhe sa qejf ke tjetrin. Nuk është logjikë biznesi kjo”, tha Rama.