Kryeministri Edi Rama ka prekur nga afër punimet e kryera në Kantierin e Spitalit Rajonal Memorial në Fier i cili thuajse ka marrë formë të plotë. ‘Ka marrë formën e saj më të bukur një ëndërr e vjetër e banorëve të krejt kësaj treve, për të pasur një spital dinjitoz, që sot është pak minuta larg Fierit e për pak ditë, gati t’i shërbejë krejt Jugut të Shqipërisë me standarded më të larta’, shprehet Rama.
Kreu i ekzekutivit cakton edhe një tjetër objektiv në këtë drejtim ku thotë se: Objektivi i ri: Një spital i ri rajonal i po këtyre standardeve në Shkodër, për krejt Veriun.
Postimi i plotë: ?FIER – Në Kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku ka marrë formën e saj më të bukur një ëndërr e vjetër e banorëve të krejt kësaj treve, për të pasur një spital dinjitoz, që sot është pak minuta larg Fierit e për pak ditë, gati t’i shërbejë krejt Jugut të Shqipërisë me standarded më të larta?
Objektivi i ri: Një spital i ri rajonal i po këtyre standardeve në Shkodër, për krejt Veriun?
?Dita 80 (Lexo.al)