Ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca folën sot për mediat pas një takimi me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi.
Gjatë fjalës së tyre, diplomatët u shprehën se zgjedhjet zhvillohen për të ardhmen dhe jo për të shkuarën.
Në fjalën e saj, Kim tha se është tepër e rëndësishme që procesi zgjedhor të jetë paqësor.
Referuar vrasjes në Elbasan, ambasadorja e SHBA u shpreh se thirrjet për dhunë apo grupet kriminale janë shëmtira të së shkuarës.
“Ka një proces transparent që është i krijuar dhe autoritetet janë të qarta për mbrojtjen e votës. Miqtë tuaj nga bashkësia ndërkombëtare janë këtu për t’ju sigutruar për këtë proces. ODIHR dhe ekspertët janë tashmë në terren dhe unë do jem pjesë e njërit nga 25 ekipeve të ambasadës së SHBA dhe do të kemi mundësi të ndodhemi në të gjithë vendin për të qenë me ju.
Shkelësit të mund të kapen, të gjithë personat përgjegjës të ndëshkohen pa përjashtimin, askush nuk është mbi ligjin. Zgjedhjet e 25 Prillit kanë lidhje me të ardhmen. Gjërat të tilla sikurse kanë ndodhur në të shkuarën që kanë qenë grupe të armatosura për të mbrojtur votën e qytetarëve është e rëndësishme që këto të mbeten në të shkuarën. Kjo është diçka e papranueshme e një vendi anëtari të NATO-s. Është përgjegjësi e liderëve që të bëjnë thirrje për qetësi për t’u siguruar që të ketë qetësi.
Po monitorojmë me kujdes të gjtha veprimet e liderëve. Dua të falenderoj Kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD Basha që kanë bërë thirrje për qetësi, si dhe të votohet në 25 Prill. Ne jemi me ju”, tha ambasadorja e SHBA Yuri Kim.
Kujtojmë se një ditë më parë grupet e armatosura të PD në Elbasan kërcënuan dhe vranë një mbështetës të PS, shtetasin Pjerin Xhuvani. Për ngjarjen në fjalë u arresuan 11 persona, mes tyre autori Arber Pepkola, shoqërues i Gazment Bardhit. Ndërkohë që Presidenti Ilir Meta prej kohësh bën thirrje për mprehje kosash dhe sfurqesh kundër atyrej që ai i quan “Horra të Rilindjes”.