Sipas një studimi burrat që kanë nivel të ulët të testosteronit kanë më shumë gjasa të sëmuren me Covid-19 ndërsa e kundërta është vënë re tek femrat pasi estrogjeni mund të jetë më mbrojtës.
Sidoqoftë, niveli i testosteronit tek burrat ndryshon dhe varet nga një sërë faktorësh. Një studim amerikan, i botuar së fundmi në JAMA Network Open, studioi lidhjen midis hormoneve seksuale dhe ashpërsisë së inflamacionit dhe sëmundjes së COVID-19.
Studimi përfshiu 90 burra dhe 62 gra. Tek 66 burra që ishin të sëmurë rëndë me Covid-19, niveli mesatar i testosteronit ishte më i ulët në ditën e parë të shtrimit në spital dhe pas 3 ditësh (65% në 85%) krahasuar me 24 burra që kishin simptoma të lehta.
Niveli i estradiolit nuk ndryshonte midis 2 grupeve. Për më tepër, përqendrimet e testosteronit kishin lidhje me shënjuesit inflamatorë, siç janë interleukina 6 dhe proteina C-reaktive. Nga ana tjetër, nuk u vunë re ndryshime të tilla në nivelin e estradiolit te gratë e infektuara me Covid-19 qoftë me simptoma të lehta apo të rënda.
Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se hormonet seksuale mund të mos luajë të njëjtin rol në të dy gjinitë. Këto të dhëna janë fillestare dhe priten të konfirmohen nga studime të tjera, në të ardhmen, megjithatë ato demonstrojnë nevojën për interpretime të ndryshme të aspekteve të biologjisë në të dy gjinitë, të cilat gjithashtu mund të përcaktojnë ndikimin e hormoneve seksuale tek burrat dhe gratë.