Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës prej ditësh është përshkallëzuar, duke shkaktuar numër të lartë viktimash, mes tyre edhe fëmijë. Lidhur me zhvillimet e fundit atje, një reagim ka ardhur edhe nga Qeveria e Kosovës, më konkretisht, nga Ministria e Punëve të Jashtme. Përmes një njoftimi kjo ministri është shprehur se Izraeli ka të drejtën të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit.

“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2,000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat.

Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në njoftim.